Instituti i Modelimeve ne Biznes (IMB) paraqet sot nje nga realitetet me te shkelqyera te biznesit te teknologjise se informacionit ne Shqiperi dhe Kosovë. Me:
- mbi 4000 kliente te shperndare ne te gjithe territorin e vendit dhe jashte tij ne Kosove, Mal te Zi dhe Maqedoni.
- mbi 20 lloje produktesh dhe me nje eksperience mbi 17 vjet ne fushen e konceptimit, dizenjimit dhe programimit te software-ve te kontabilitetit, administrimit financiar, burimeve njerezore si dhe projekteve te vecanta.
IMB u krijua ne vitin 1991 me iniciativen e tre profesoreve te departamentit te Informtikes te Universitetit te Tiranes dhe është lider ne fushen e ndertimit te programeve kompjuterike ne Shqiperi dhe Kosovë. Ne Vitin 1996 doli versioni i pare i Kontabilitetit Alpha, i pasuar me vone nga shume produkte te tjera te suksesshme. Misioni i IMB eshte dhenia e zgjidhjeve informatike per administrimin e bizneseve, institucioneve dhe organizatave te ndryshme nepermjet ndertimit te programeve kompjuterike fleksibel dhe sipas kerkesave te klienteve. IMB e pranishme në Kosovë
Zhvillimi i vazhdueshëm i aktivitetit të bizneseve në Kosovë dhe kërkesa e theksuar për programe informatike të orientuara drejt biznesit, e bëri të domosdoshëm zgjerimin e IMB në këtë treg, i cili jo vetëm do shërbejë si pikë kontakti me klientët e shumtë, por gjithashtu do t’u ofrojë atyre gjithë ekspertizën e nevojshme. Tashmë çdo biznes do të ketë mundësi përzgjedhjeje nga gama e programeve tona, por edhe do t’i ofrohet asistence e plotë gjatë punës me këto programe.
Më shumë |
|